Me rastin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit serb të bëra ndaj Shqiptarëve më 1998/99, se të shtunën për vizitë në Krushë ishte ish ambasadori i OSBE-KVM në Kosovë gjatë viteve 1998/99. Kjo vizitë është mundësuar pas kërkesës sonë si fshat dhe bëhet me rastin e shënimit të 15 Janarit- Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë. Me këtë rast i kërkova ambasadorit Wallker të vazhdojë të jetë zëri i Shqiptarëve dhe të kontribuojë në zbardhjen e krimeve serbe të bëra në Kosovë ku janë mbi 400 masakra. Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 ndërsa gjithë Kosovës edhe 1647 familjarë. 100 vite gjenocid, etnocid e dëbime masive të bëra nga populli serb të planifikuara dhe të udhëhequra nga akademia e shkencave, kisha Serbe, ushtria e policia. Vetëm në luftën e fundit më 1998/99 janë mbi: – 20000 gra të dhunuara, -15000 viktimave civile, -1432 fëmijë të vrarë, -1000000 mil qytetarë të dëbuar nga Kosova -1647 ende të zhdukur! Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …