Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Feriz Hasan Blakaj nga Vrella, ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Burimit, në manifestimin përkujtimor për të nderuar veprën heroike të diverzantit të Batalionit II të Brigadës 133 Adrian Krasniqi
Manifestimi mbahet me datë 28 maj 2024, ditë e martë, tek përmendorja e dëshmorëve në qendër të Vrellës, me fillim në orën 12:00.
Në orën 11:00, në vendin e rënies “Lagjia Januzaj” vendosen lule.
Dëshmorët nuk vdesin, ata ranë që ne të jetojmë të lirë!
Me respekt!
Këshilli organizativ