Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Me rastin e 29-vjetorit të rënies përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Me rastin e 29 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, do të përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Në demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti, ranë për të mos vdekur këta 4 dëshmorë dhe u plagosen 19 të tjerë. Me rastin e 29 vjetorit, sot do të organizohen homazhe dhe tubim përkujtimor te vendi i rënies. Homazhe do të mbahen edhe te varret e dëshmorëve, në Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogel dhe Celinë, si dhe te vendi i rënies, në fshatin Brestoc të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …