Me rastin e 3-vjetorit të Qeverisë Kurti, Aleanca për AAK-ja ka prezantuar një mocion të mosbesimit. Sipas komunikatës, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në dokument janë prezantuar vetëm një pjesë e efekteve të qeverisë së Kosovës gjatë këtyre tri viteve, qeverisje që e ka quajtur të dobët dhe stagnuese. Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
