NATO vendos masa emergjente në Kosovë, Stoltenberg nesër pret në takim kryeministrin Hoti

Me rastin e betimit të kryetarëve të rinj në veri, KFOR-i kërkon që sigurinë ta mbajë Policia e Kosovës

Një kryetar i ri, i zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara më shumicë serbe, pritet që sot ta marrë edhe zyrtarisht detyrën. Forcat paqeruajtëse të KFOR-i kanë deklaruar  se do ta monitorojnë situatën dhe do ta mbajnë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm. Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për mediet. Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …