Ramush Haradinaj

Me rastin e dënimit të eprorit të UÇK-së gjatë luftës, Salih Mustafa ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj

Me rastin e dënimit të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale, në Hagë,  ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Pavarësisht nga vendimi i Gjykatës, Haradinaj  ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …