Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, ftoheni në shfaqjen e dokumentarit “Run for Sharr” (Shqip: Vrapo për Sharrin), i cili për herë të parë po jepet para publikut të gjerë. Në këtë dokumentar alpinistja dhe vrapuesja e njohur, Uta Ibrahimi, shpërfaq bukurinë, por edhe dëmtimin e malit Sharr, i cili po përballet me shumë probleme serioze si prerjet ilegale, zjarret, degradimi i parevokueshëm i florës, si dhe humbja e faunës përmes gjuetisë pa leje.
Pas shfaqjes së dokumentarit pason një debat për çështje mjedisore me këta panelistë:
- Uta Ibrahimi, alpiniste
- Bajram Kafexholli, Drejtor, Drejtoria e Parkut Kombëtar “Sharri”
- Fatmir Morina, Drejtor, Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”
- Azem Ramadani, Drejtor i OJQ-së për mbrojtjen e natyrës “Finch”
Ngjarja, e cila organizohet nga organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF Adria, Fondacioni Utalaya, dhe Dokufest, mbahet më 21 mars 2022 në DokuKino, Prizren, dhe fillon në orën 18:00. Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.
Gazetarët janë të mirëpritur të shtrojnë pyetjet e tyre për panelin diskutues.
Bashkangjitur gjeni posterin e dokumentarit, ndërsa për pyetje apo informata shtesë na kontaktoni në [email protected], apo +383 44 592 643.