Me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, nënkryetari Berisha, vizitoi OVL të UÇK-së në Malishevë

Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin e Berisha, e ka vizituar degën e OVL të UÇK-së në Malishevë, ku është takuar me kryetrarin e kësaj dege, Metush Kryeziu dhe zyrtarë tjerë të shoqatës. Nënkryetari Berisha, i ka uruar me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së. Me këtë rast, nënkryetari Berisha dhe kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Kryeziu, e kanë vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë pa dallim, në luftën për çlirimin e vendit, si dhe i kanë uruar të gjithë veteranët, me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …