Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. Kryeministri në detyrë Albin Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit dhe vlerësoi lart rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti. “Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit” ka uruar mes tjerash, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
