Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 komuna e Prizrenit organizon disa aktivitete kulturore e arsimore

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 komuna e Prizrenit organizon disa aktivitete kulturore e arsimore

Nesër, më 27 shtator (e hënë) me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në disa aktivitete:

9:00 – Përurimi i rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë,

09:30 – Zbulimi i emrit të ri të shkollës “Lekë Dukagjini” në “Gani Saramati”,

10:15 – Zbulimi i emrit të ri të shkollës “Abdyl Frashëri” në “Rexhep Hyseni”,

11:15 – Përurimi i rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur,

12:00 – Përurimi i ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këto aktivitete do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 8:30, nga Shtëpia e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …