Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Me rastin e Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët e fesë islame

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë. Sot në këtë ditë të fundit e të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, të ju uroj këtë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit duke lutur zotin të na falë shëndet dhe mirëqenie. Falënderimi i takon zotit i cili na bekoi me agjërim, adhurim, lutje dhe vepra tjera të mira gjatë muajit të bekuar të Ramazanit duke kaluar këtë muaj në atmosferën e tij sublime e shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë”- ka deklaruar Tërnava. Më tej, myftiu tha se festa e Bajramit është një ditë që edhe fëmijët i mbush me gëzim, buzëqeshje e argëtim.“Bajrami është një ditë që edhe fëmijët i mbush me gëzim, buzëqeshje e argëtim, një ditë për të afërmit që i bashkon ata në drejtësi dhe lidhje, ditë e vizitave dhe përqafimeve të shumta, ditë e lutjeve dhe shpresës, ditë ku bamirësi liron dorën për bamirësi, ditë kur duhen pastruar shpirtrat dhe duhen shtrënguar duart, duke shtuar dhe promovuar vëllazërinë, besnikërinë dhe dashurinë edhe më të fortë ndërmjet vete, tha myftiu Naim Ternava.

Kontrolloni gjithashtu

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të …