Me rastin e lirimit nga burgu i Hagës, Nasim Haradinaj, në odën e tij në Gllogjan, ka pritur të njohur e miq të shumtë në mesin e tyre edhe bashkëluftëtarë nga çdo anë e vendit. Bashkëluftëtarët e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt, janë shprehur të emocionuar e të gëzuar me ardhjen e tij, në familje. Nasim Haradinaj u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, në Hagë. Në vendim thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve. Thuhet se Haradinaj është zotuar se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij nga burgu i Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …