Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Sylejman Zeka, kryetari Aliu ka ngushëlluar familjen Zeka

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu me rastin e ndarjes nga jeta të Profesor Sylejman Zeka ka ngushëlluar familjen Zeka, kolegët e arsimit, miqët e të ndjerit.

“Me dhembje e pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar atdhetar, profesorit të respektuar, bashkëqytetarit tonë të dalluar, Sylejman Zeka.

Profesor Sylejman Zeka, gjithë jetën e tij, personalisht e familjarisht, iu përkushtua me devotshmëri të pashoqe çështjes kombëtare deri në sakrificën e përgjakshme e masakrën që përjetoi familja e tij, në luftën e fundit në Kosovë.

Lamtumira me Profesor Zekën është tejet e rëndë. Ai ishte shembull i personalitetit që mishëron urtësinë, intelektualitetin, dashurinë për të mirën e përgjithshme e përkushtimin e pakursim për arritjen tonë të përgjithshme kolektive.

Profesor Sylejman Zeka, mbylli sytë përgjithmonë sot, porse vepra e tij, vlerat që la pas, do të mbeten përjetë frymëzim ndër breza.

Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajsës së paskaj” thuhet ne telegramin e ngushëllimit të Kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …