Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të Gjinekologjisë, Binak Kastrati, është mbajtur një mbledhje komemorative

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të Gjinekologjisë, Binak Kastrati, është mbajtur një mbledhje komemorative

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Binak Kastrati, është mbajtur një mbledhje komemorative. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se kontributi i profesorit Kastrati është i shumë i çmuar për Fakultetin e Mjekësisë, ku tha se me dijen e tij ka shkolluar gjenerata të tëra. Dema tha se ndarja nga jeta e profesorit Kastrati është humbje jo vetëm për familjen, po edhe për të gjithë ata që e njohën. “Puna e tij do të jetë udhërrëfyes e përhershme për ngritjen tutje të këtij institucioni lider të dijes në hapësirën shqipfolëse kudo. Në emër të Fakultetit të Mjekësisë, foli prodekani për çështje shëndetësore Ibrahim Rudhani, i cili foli për jetën dhe karrierën e tij. Ai tha se ndarja nga jeta e profesorit Binak Kastrati është një humbje shumë e madhe për Fakultetin e Mjekësisë. Për profesorin Binak Kastrati, foli edhe drejtori i Klinikës së gjinekologjisë, Jakup Ismajli, i tha se emri i tij do të mbetet simbol në historinë e Obstetrikës dhe gjinekologjisë së Kosovës. Po ashtu, ai tha se do të mbetet simbol edhe si atdhetar i çështjes kombëtare. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve dhe mik i profesorit, Shefqet Lulaj, tha se pjesëmarrja e një numri të madh të shokëve, kolegëve, studentëve në varrimin e profesorit Kastrati tregon për veprën dhe jetën e tij.  Në emër të familjes së profesorit Binak Kastrati, foli e bija e tij Sabrije Kastrati-Lumi, e cila tha se dhimbjen po e kalojnë më lehtë duke qenë se për të kanë vetëm kujtime të mira. Profesori Binak Kastrati ka vdekur me 1 janar të këtij viti.(KP)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …