Me rastin e përvjetorit të 25-të të rënies në altarin e atdheut, sot të fshatin Ruhot të Pejës u përkujtuan dhe u nderuan dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala, të cilët kanë rënë 25 vjet më parë të Ura e Terzive, në Bishtazhin. Me homazhe, vënie kurorash me lule, në orën 11:00, në varrezat e Dëshmoreve, në Ruhot, aty ku prehen në përjetësi edhe Astrit Berisha, Ekrem Berisha Elez Berisha, Muharrem Gashi, u përkujtuan këta dy dëshmorë të kombit Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala. Në nderim dhe mos harrim të jetës dhe veprës së tyre ishin familjarë Dëshmorësh, veteranë e invalidë, bashkluftëtarë .
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …