Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Skenderajt ka organizuar Turneun Memorial “Adem Jashari”, në Volejboll. Turneun e hapi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Kulturës Rinisë e Sportit, Ramiz Shala, i cili tha se ky turne po mbahet në nderim të luftës heroike të familjes Jashari. Ai tutje iu uroj suksese në garë ekipeve pjesëmarrëse.
Pjesë e këtij turneu janë këto ekipe:
K.V “Drenica”- Skenderaj,
K.V “Luboteni” – Ferizaj,
K.V “Prishtina Volej” -Prishtinë
Klubi sportiv “Partizani” – Tiranë
Të shtunën do të mbahet finalja mes ekipeve kualifikuese.