Me rastin e shënimit të 27 Prillit, Ditës kombëtare për persona të zhdukur në Kosovë, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur fatin e të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.
Ju njoftojmë se me datën 27 Prill në orën10:00, udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, do të vendosin lule tek memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit dhe njëkohësisht do t’u drejtohen mediave në një konferencë të shkurtër.