EcoKosWomen është organizatë e themeluar në vitin 2019 me seli në Prishtinë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për trajtimin e problemeve komplekse, për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm socio-ekonomik, e që përfshin edhe të drejtat e grave, për të shmangur rritjen e pabarazisë gjinore dhe për të siguruar edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm, në një eko mjedis për të gjitha komunitetet.
EcoKosWomen është e angazhuar në projekti SIRED, të mbështetur nga Caritas dhe ka për qëllim që të përmirësoj në mënyrë të qëndrueshme pozitën e grave rurale në bujqësi në Kosovë në lidhje me përmirësimin e qasjes, agjencisë dhe rritjes së qëndrueshme të grave rurale në sektorët e përzgjedhur të bujqësisë, duke rritur masat që kontribuojnë në përmirësimin e përfshirjes së të gjitha grupeve të përfituesve dhe vetëdijësimin e akterëve të tregut për legjislacionin në fuqi. Me rastin e shënimit të Ditës së Gruasë në Kosovë, 8 mars, EcoKosWomen do të organizojë panairin në sheshin “Zahir Pajaziti”. Pjesëmarrëse në këtë panair janë gratë e viseve rurale të Kosovës të angazhuara në aktivitete bujqësore dhe përpunim të ushqimit. EcoKosWomen në bashkëpunim me Caritas kanë zhvilluar logo me të cilën do të shiten produktet në këtë panair.