Me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Skrinig të Kancerit të Qafës së Mitrës, me 26 Janar 2024 organizon Tryezë të rrumbullakët

Me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Skrinig të Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, e mbështetur  nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (, me datën 26 Janar 2024 organizon Tryezë të rrumbullakët.

Qëllimi i shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit pëUNFPA)r Skrinig të Kancerit të Qafës së Mitrës është sensibilizimi i popullatës së përgjithshme, punëtorëve shëndetësorë dhe vendimmarrësve lidhur me kancerin e qafës së mitrës dhe mënyrës së parandalimit. Në përputhje me këtë, organizohet edhe tryeza, e cila synon që:

  • Informimi i popullatës me përfshirjen e vaksinës HPV në kalendarin e rregullt të vaksinave në Kosovë;
  • Popullata e përgjithshme duhet të ketë njohuri për përfitimin nga skrinigu cervical dhe shfrytëzimin e shërbimeve ekzistuese për PAP test;
  • Ofruesit e shërbimeve shëndetësore duhet që të kenë informata të sakta dhe më të përditësuara lidhur me skrinigun e kancerit cervical, kështu që ata mund të përgjigjen në pyetjet e pacientëve dhe t’i inkurajojnë ata që ti nënshtrohen skrinigut.

 

  • Dita/Data: E Premte, 26 janar 2024
  • Ora: 09:30
  • Vendi: Salla e madhe e IKSHPK-së, Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …