Me rastin e vdekjes së Shkurte Selman Kadrisë, disa të dhëna nga familja e saj atdhetare

Me rastin e vdekjes së Shkurte Selman Kadrisë, disa të dhëna nga familja e saj atdhetare

Me rastin e vdekjes së Shkurte Selman Kadrisë, pjesëtarët e familjes së tij, të cilët jetojnë në Amerikë, kanë njoftuar për disa rrethana të kalvarit të kësaj familjeje atdhetare

Nipi i Selman Kadrisë, Agron Jashar Hasanaj, që jeton në SHBA, përmes rrjetit social shpjegon rrjedhën gjenetike të familjes dhe shkruan: “Familja e Selman Kadrisë është ndër familjet më të vjetra në fshatin Cërcë. Babai i Selmanit ishte Kadri Ferizi, ndërsa nëna e Selmanit, Fatimja, ishte bijë nga fshati Moistir i Istogut. Selman Kadria ishte i martuar me Zojë Blakajn nga Vrella. La pas vetes djalin e vetëm, Jashar Selman Hasanajn dhe dy vajza: Shkurte e Rroshe Hasanajn. Jashar Selman Hasanaj la pas pesë djem dhe dy vajza.

Familjarët thonë se kujtimin e vetëm nga Selman Kadria e kemi varrin e gjyshit dhe atë shkiet e dëmtuan disa herë. Djali i axhës, Nimon Beka, si dhe Hasan Zeqë Hasanaj ia morën gjakun Selmanit. Familjen e Selmanit e larguan nga Cërca, ia konfiskuan gjithë pasurinë: 10 hektarë tokë, shtëpinë dhe të gjitha. E, kurrë fshati nuk ka qenë në gjendje t’ia ofrojë një truall djalit të Selman Kadrisë!

Toka, pasuria e Selmanit u shit e u stërshit. Djali i Selmanit ishte vetëm tre vjeç kur çetnikët, në bashkëpunim me disa shqiptarë, e prenë me sëpatë, e masakruan trimin e Potgurit e të Kosovës.

Por, prapambetja  dhe miqësia e disa shqiptarëve me serbë nuk patën të ndalur.

Selmanit ia morën të gjitha.

E, ne, nipat e Selmanit, u detyruam të marrim rrugën e kurbetit në Amerikë. Jashar Hasanaj vdiq në vitin 2001.

 

Mehmet Bislimi

28. 7. 2022

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …