Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

Me rritjen e numrit të gjyqtarëve është rritur edhe shqyrtimi i lëndëve që kanë qenë në pritje nëpër gjykata

Rreth 400 gjyqtarë dhe 197 prokurorë, aktualisht, janë të angazhuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, një numër i madh i lëndëve vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura nëpër gjykata. Ndërkohë që Komisioni Evropian, përmes raporteve të progresit, e ka përsëritur çdo vit se pret që Kosova të shënojë përparime të dukshme në kuadër sistemit të drejtësisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në përgjithësi. Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, ka theksuar për REL, se me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në sistemin e drejtësisë në proces të amandametimit janë katër ligje, të cilat, sipas tij, do të ndihmojnë pozitivisht në këtë aspekt. Ministri theksoi se Qeveria e ka përkrahur sistemin e drejtësisë edhe në aspektin e kërkesave buxhetore.

Ndërkaq, drejtuesit e Këshillit Prokuroria të Kosovës, thanë  se me rritjen e numrit të prokurorëve, është rritur edhe efikasiteti në punë. Edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thonë se me rritjen e numrit të gjyqtarëve është rritur edhe shqyrtimi i lëndëve që kanë qenë në pritje. Pavarësisht që një numër i caktuar e i gjyqtarëve është pranuar në muajt e fundit në sistemin e drejtësisë, ata, sipas Ligjit për gjykatat, nuk mund ta ushtojnë funksionin e gjyqtarit pa i përfunduar trajnimet në Akademinë e Drejtësisë në një periudhë kohore prej një viti.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me ndryshimin e Kodit Penal janë paraparë dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike. Sipas zyrtarëve në sistemin e drejtësisë, ndryshimet në Kodin Penal i japin një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e në çështje e të tjera. Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion me Kodin e ri Penal, i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2019, janë rritur dhe janë propozuar amendamente të reja që ua ndalojnë personave të dënuar për korrupsion të ushtrojnë pozita dhe funksione në administratën publike, në kohëzgjatje deri në 10 vjet nga shpallja e aktgjykimit dënues.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …