Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke në 10 provincat e goditura nga tërmeti i mbijetuan katastrofës

Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke në 10 provincat e goditura nga tërmeti i mbijetuan katastrofës

Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke për ndërtimin e banesave publike në 10 provincat e goditura nga tërmeti katastrofal, i mbijetuan tërmetit pa asnjë dëm Sipas informacioneve, në Ministrinë e Urbanizmit, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike, kjo Ndërmarrje e madhe qeveritare tashmë 20 vite realizon projektet për banesa sociale për qytetarët me të ardhura të ulëta. Këto janë apartamente mjaftë cilësore, ndërkaq që nga viti 2002 Drejtoria qeveritare  ka ndërtuar 1 milion e 18 mijë objekte të tilla. Sa i përket 10 qyteteve të goditura nga tëmeti shkatërrues, Drejtoria deri më sot ka ndërtuar 5 mijë e 545 objekte në Kahramanmaraş, 8 mijë  në Hatay, 3 mijë 323 në Osmanije, 20 mijë 605 në Maltaja, 17 mijë e 261 në Sanliurfa, 20 mijë 912 në Diyarbakir, 27 mijë e 947 shtëpi në Gaziantep, 7 mijë 65 në Adijaman, 21 mijë 154 në Adana dhe 1 mijë e 929 në Kilis, gjithsej 133 mijë 759 apartamente. Te të gjitha këto objekte gjatë dy tërmeteve me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmarash, nuk janë evidentuar kurrfarë dëmtimesh.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …