Këtë të hënë kryesuesi i komitetit për komunitete në komunën e Ferizajt, Osman Emini bashkë me anëtarët e këtij komiteti, kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Ahmet Hoxha” si dhe shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok, për tu njoftuar nga afër me problemet dhe sfidat me të cilat përballen fëmijët e komunitetet dhe mosvijimin e rregullt të shkollimit nga ana e tyre. Gjatë këtyre vizitave është diskutuar edhe për braktisjen e shkollimit nga fëmijët e komuniteteve, ku nga të gjithë është theksuar fakti se kjo ndodh për shkak të kushteve sociale me të cilat përballen. Të gjithë ishin të një zëri që të merren masa ndëshkimore dhe të bëhen fushata sensiblizuese në mënyrë që edhe fëmijët e komuniteteve të kryejnë shkollimin e obligueshëm.