leoni

Më shumë se 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Më shumë se 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.  Këto forca luftarake do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake “Albanian Lion 2018”, më e madhja e vitit në Shqipëri. Sipas ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar , por edhe orkestrat frymore. “Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike”, ka shkruar Xhaçka në një postim të saj. Po ashtu, pjesë e aktiviteteve është edhe ekspozimi i armëve dhe i pajisjeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …