Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, të enjten pritet të largohen rreth 117 shtetas afganë, të cilët ditë më parë ishin strehuar në Kosovë, siç merret vesh nga burimet brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Destinacioni i grupit të parë që pritet të largohet thuhet të jetë Britania e Madhe. Ky grup që po largohet, deri më tash ishte i strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Në këtë kamp ishin të strehuar shtetas që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Këta shtetas afganë erdhën në Kosovë pasi nuk ishin të sigurt më në Afganistan, kur vendi ra në duart e talibanëve. Në Kosovë, deri të hënën në mesditë, kanë arritur 971 refugjatë afganë./rel/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …