Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka quajtur “katastrofa e shekullit”. Numri i viktimave nga tërmeti në të dyja vendet është 21, mijë 719. 75 mijë e 600 njerëz janë lënduar. Në Turqi, 18 mijë 342 qytetarë janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë katastrofën po aq vdekjeprurëse sa një tërmet që goditi vendin në vitin 1999 dhe çoi në krijimin e autoritetit të tij për menaxhimin e fatkeqësive, një dekadë më vonë. Në Siri, janë raportuar 3 mijë 377 viktima, 2 mijë e 30 në veriperëndim të kontrolluar nga kryengritësit dhe 1 mijë 347 në territorin qeveritar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …