Më shumë se 40 tanke bjelloruse kanë kaluar në “gatishmëri luftarake” pranë kufirit me Poloninë. Bjellorusia ka rritur gjithashtu vendosjen e trupave në kufirin ukrainas, duke rritur frikën për një front të ri të mundshëm në luftë. Trupat bjelloruse thuhet se po i afrohen kufirit polak në atë që duket si një kërcënim i mundshëm për një aleat të NATO-s, raportuan mediat e pavarura polake dhe bjelloruse ditën e sotme. Sipas medieve njëra nga brigadat bjelloruse kaloi një urë mbi lumin Neman si pjesë e inspektimit të gatishmërisë luftarake. Duke cituar një kanal ushtarak bjellorus, media bjelloruse tha se: “Sot Neman, nesër Vistula ose Dnieper. Nuk ka pengesa për ekuipazhin e tankeve bjelloruse.” Lumi Neman rrjedh nga pjesa lindore e Bjellorusisë në Lituani rreth 7.5 milje nga kufiri polak. Nëse ushtria bjelloruse ekzekuton kërcënimin e saj, lufta e Ukrainës mund të përhapet në Poloni gjë që do të rezultonte menjëherë në thirrjen e nenit 4 të aleancës ushtarake të NATO-s. Rreziku i një Lufte të Tretë Botërore u përshkallëzua në mes të nëntorit pasi një raketë vrau dy njerëz në fshatin Przewodow në juglindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …