Më shumë se 90 njerëz kanë vdekur në një tjetër tragjedi në Mesdhe

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të këtij viti në përpjekje që të ikin nga Afrika për në Evropë

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet. Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi. Sipas António Vitorinos, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, është e patolerueshme që krizat humanitare në Mesdheun qendror të vazhdojnë. Unë shqetësohem për faktin se këto tragjedi janë bërë të zakonshme, pasi që nga vitit 2014 më shumë se 20.000 viktima janë raportuar në këtë rrugë. Shtetet duhet të veprojnë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …