leoni

Departamenti i Mjekëve pa Kufij, konsideron se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, kundër tërë popullatës, pa dallim

Më shumë se 5 mijë fëmijë, shumica nxënës, janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori

Ministria palestineze e Arsimit dhe Trajnimit njoftoi se më shumë se 5 mijë fëmijë, shumica nxënës, janë vrarë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu. Ministria e bëri këtë  deklaratë me shkrim me rastin e “20 Nëntorit – Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve”. Në deklaratë thuhet se “Më shumë se 5 mijë fëmijë, mes tyre më shumë se 3 mijë nxënës, kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori”. Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe arsimit “të marrin përgjegjësitë e tyre brenda juridiksionit të tyre dhe të ndalojnë shkeljet dhe krimet në rritje”. Vendeve dhe institucioneve botërore iu kërkua të “mbrojnë të drejtat për jetën dhe arsimimin e fëmijëve dhe studentëve palestinezë dhe të kundërshtojnë praktikat shtypëse të Izraelit, ushtrisë dhe kolonëve hebrenj”. Në deklaratë thuhet se vrasja e fëmijëve dhe e nxënësve në Rripin e Gazës ka shkelur të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare dhe se këto pamje të tmerrshme të transmetuara në kanalet televizive dhe organet e medias zbuluan mentalitetin e Izraelit dhe se institucionet arsimore në të gjithë vendin janë në shënjestër.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …