Më shumë se 50 njerëz kanë humbur jetën në dy aksidente në Pakistan

Pakistani është tronditur sot nga dy aksidente ku humb jetën dhe u lënduan dhjetëra qytetar. Mediet nga atje njoftojnë se aksidenti i parë ka ndodhur kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim të Pakistanit, dhe shkaktoi vdekjen e 41 udhëtarëve. Ndërkohë, edhe në jugperëndim të Pakistanit, nga një aksident me varkë, kanë humbur jetën të paktën 10 fëmijë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqe, afër kufirit me Afganistanin, janë të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç. Ndërsa përplasja e autobusit ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, tek po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit. Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin të pa identifikueshëm. Zyrtari lokal, Hamza Anjum, i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …