Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që kanë ofruar mbështetje pas tërmeteve vdekjeprurëse. Erdogani ka thënë se shumë se 8.000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi falë mobilizimit dhe ndihmës nha ekipet shpëtimtare të vendit dhe nga mbarë bota. Mbi 81 mijë njerëz që janë lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet, raporton agjencia shtetërore “Anadolu”. “Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, ka thënë Erdogan. Ai ka thënë se Turqia nuk do ta harrojë kurrë miqësinë e treguar në këto ditë të errëta. Turqia, e cila po përballet me njërën nga “katastrofat më të mëdha natyrore” jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit, nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këto ditë të errëta. Fatkeqësia e tërmetit tregoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar”, theksoi Erdoğan, pasi Turqia ka marrë mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllime nga më shumë se 100 vende nga mbarë bota.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …