Mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë pasivë në ushtrimin e funksionit të tyre, qoftë me pjesëmarrje në seanca plenare, pyetje parlamentare apo fjalimeve të tyre në Kuvend. Sipas platformës “Vota Ime” të KDI-së, janë vetëm dy deputetë, Muharrem Nitaj i AAK-së e Salih Zyba i Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë 100 për qind në seanca plenare. Derisa, Ramiz Kelmendi e Teuta Rugova nga LDK-ja, janë deputetët me më së paku pjesëmarrje në seanca. I pari me 46 për qind, ndërsa, Rugova me 54 për qind pjesëmarrje. Ndër deputetët që kanë qenë pjesëmarrësit më të rregullt në seanca janë edhe Ahmet Isufi, Andin Hoti, Avdullah Hoti, Bilall Sherifi e Kujtim Shala, me 98 për qind pjesëmarrje. Hiq më mirë nuk janë as në aspektin e pyetjeve parlamentare. Sipas KDI-së, vetëm 45 deputet kanë parashtruar pyetje parlamentare në këtë legjislaturë, derisa, 62.5 për qind e deputetëve nuk kanë parashtrua asnjë pyetje parlamentare. Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë për KosovaPress, se nëse mbi gjysma e deputetëve nuk janë aktiv në ushtrimin e funksionit të Kuvendit, në mbajtjen e Qeverisë llogaridhënëse me praninë e tyre fizike në Kuvend, me pjesëmarrjen e tyre në votime, aq del edhe Kuvendi që është pasivë dhe mbetet mbrapa në realizimin e programit të vet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …