Sot përfundon procesi mësimor në Kosovë për vitin shkollor  2022 – 2023

Më shumë shkolla nga rajoni po bëhen Supershkolla!

Më shumë shkolla nga rajoni po bëhen Supershkolla! Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) shpall listën përfundimtare të thirrjes së dytë të hapur për Supershkollat

Ballkani Perëndimor – RYCO ka kënaqësinë të njoftojë se 100 shkolla të mesme nga Ballkani Perëndimor janë përzgjedhur për të marrë pjesë në programin e Supershkollave të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në vitin e dytë të implementimit të tij. Shkollat e përzgjedhura nga rajoni do të zbatojnë shkëmbime rajonale duke përfshirë më shumë se 1500 nxënës, ndërsa RYCO do të ofrojë mundësi të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve për më shumë se 100 mësues.

Ndër këto 100 shkolla: 18 vijnë nga Shqipëria, 18 nga Bosnja dhe Hercegovina, 7 janë nga Mali i Zi, 11 janë nga Kosova, 16 janë nga Maqedonia e Veriut dhe 30 janë nga Serbia.
Gjatë thirrjes së 2-të të hapur RYCO mori 155 propozime shkëmbimi, 161 aplikime të interesuara për partneritete nga të cilat 17 janë afatgjata nga cikli i parë, ndërsa më shumë se 535 shkolla nga Ballkani Perëndimor përdorën platformën online www.superschools.net për rrjetëzim me shkollat e tjera. Komisioni përzgjedhës kishte detyrën e vështirë për të vlerësuar 50 projektet më të mira që synonin mbështetjen e proceseve të ndërtimit të paqes dhe pajtimit si edhe të mësuarit ndërkulturor dhe dialogut ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …