Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakoshme do të garojë e vetme. Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të jetë sa më e “fortë” dhe të marrë sa më shumë mbështetje qytetare. Derisa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK-ja ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja. Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.
