Me sportistët u debatua për buxhetin komunal 2019-2021

Në Viti është mbajtur pasdite një takim me sportistët e kësaj komune, me qëllim të identifikimit të nevojave që kanë ata lidhur me Draft Buxhetin komunal të vitit 2019-2021. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, kanë folur rreth rëndësisë që kanë takimet me qytetar për hartimin e buxhetit, ndërkohë që kanë shpalosur edhe planet që parashihen si investime në fushë veprimtarinë sportive. Ndërkohë si nevoja që u paraqitën nga pjesëmarrësit në këtë takim, ishin mbështetja për Klubin e Basketbollit “Vitia”, i cili në vazhdimësi është mbështetur vetëm në mjete vetanake nga themeluesi i saj që edhe e udhëheq këtë klub. Përfaqësuesi i këtij klubi Shasivar Rexhepi, ka kërkuar që mundësisht të parashihen në buxhetin e ardhshëm që KB “Vitia” ti plotësohen edhe kushtet, siç është sigurimi i pajisjeve për zhvillimin e aktiviteteve. Ndërkaq përfaqësues të Klubit të Shahut, pasi u shprehën falënderues për mbështetjen që i ka bërë komuna e Vitisë, e paraqitën si kërkesë , sigurimin e një lokali ku do të mund të zhvillonin aktivitete. Një pyetje që ju parashtrua përfaqësuesve komunal ishte edhe ajo se sa janë mundësit dhe a mund të planifikohet të mbështeten sportistët vitias, të cilët luajnë nëpër ekipe të Super ligës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …