Me tensione pozitë-opozitë është mbajtur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Me tensione pozitë-opozitë është mbajtur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Mes tensioneve të shumta gjatë diskutimeve  të pozitës me opozitën,  është mbajtur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjatë raportimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati për raportin vjetor financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2021 është kritikuar nga opozita për vazhdimin e dhënies së pagave për 199 zyrtarë serbë pa shkuar në punë fare. Fillimisht deputeti Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryesuesja Hykmete Bajrami, e ka mbyllur pa shpjegim mbledhjen e kaluar të komisionit dhe ka lejuar që një deputet të ofendojë deputetë të tjerë. Për këtë ai ka thënë se deputetja Bajrami duhet të kërkojë falje. Unë nuk kam nevojë me të dhënë ty as një lloj shpjegimi, si kryetare mundem me e mbyllë mbledhjen. E dini që situata eskaloi dhe unë në pamundësi për ta menaxhuar, ministrin nuk e kishim prezent. Ministri Murati as nuk pati lajmëruar më herët që nuk vjen. Asnjë herë unë ty nuk të kërkoj falje. Është kulturë e imja, kam kulturë për vete. Kështu që nuk kam nevojë unë me të kërkuar ty falje”, ka thënë, Hykmete  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …