Me tri raketa është sulmuar ambasada amerikane në Bagdad të Irakut, por ende nuk është e qartë nëse ka pasur lëndime. Ndërkohë ishte konfirmuar se qe shkaktua dëm material dhe disa automjete u shkatërruan në parkingun e ambasadës, raporton AP deklaratën e një zyrtari në kushte anonime. Ambasada amerikane u kundërpërgjigj duke aktivizuar sistemin mbrojtës anti raketë C-RAM, i cili u ngrit këtë verë në mënyrë që të zmbrapsë përpjekjet gjithnjë e më të shpeshta për të goditur misionin diplomatik amerikan në kryeqytetin e Irakut. Sulmi shkaktoi frikë për shkak të trazirave të mundshme në prag të përvjetorit të vrasjes së gjeneralit Qasim Suleimani, komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane, i cili u likuidua më 3 janar të këtij viti, jo shumë larg aeroportit të Bagdadit. Nga frika e hakmarrjes përpara përvjetorit të parë të vrasjes së Suleimanit, Shtetet e Bashkuara urdhëruan një reduktim të numrit të punonjësve në ambasadën në Bagdad.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …