Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese. Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore. Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune. Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni. Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …