Me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, hetuesit e kësaj zyre ia kanë konfiskuar telefonin ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, të Zonës Operative të Pashtrikut. Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i tij. Ai ka sqaruar se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit ia kanë konfiskuar. Të paftuarit, që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit, me seli në Hagë. Vllaznim Kryeziu nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Speciale. Zyra e Prokurorit tё kësaj gjykate, ende nuk është deklaruar për këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …