Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi. Bastisjen në shtëpinë e Behramajt e ka cilësuar si skandal të paprecedent ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behramaj i cili ka thënë se ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. “Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë të Gjykatës Speciale ka shkruar Behramaj. Bastisjen e konfirmoi edhe avokati i Adil Behramajt, Artan Çerkini. Ndërkohë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale Kristofer Bennett, ka thënë se nuk i komentojnë hetimit e tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …