Me vendim të anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, 27 prilli është shpallë “Dita shtetërore për të pagjeturit”. Më 27 prill 1999, në fshatin Mejë të Gjakovës, nga dora kriminale e regjimit të Millosheviçit, janë zhdukur qindra qytetarë! Ndaj, në shënim të kësaj dite, Kryetari i Junikut, zt. Ruzhdi Shehu, organizon Akademi përkujtimore, për t’i kujtuar dhe nderuar gjithë të rënët e kësaj komune, e cila mbahet më 27 prill 2022 (e mërkurë), në Sallën e Kuvendit Komunal të Junikut, duke filluar nga ora 9.00. Me këtë rast, do bëhet edhe promovimi i librit në të cilin pasqyrohen disa nga dëshmitë e krimeve serbo-sllave të kryera, në Deçan dhe Junik.