Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës për të pushuar në bregdetin shqiptar

Më vendim të Qeverisë më 22 qershor hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë

Qeveria e Kosovës ka votuar që më 22 qershor të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë prezantimit të tij, ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor. Sipas tij, kjo kërkesë për ndryshim është bërë për shkak të fluksit të qytetarëve. Zemaj po ashtu kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit. Po ashtu Zemaj kërkoi nga kryeministri Hoti që mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës të mbahen në një sallë tjetër e cila edhe mundëson që të ketë distancë të mjaftueshme. Theksojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdare dhe Jarinjë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …