Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtues komunalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol. Për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, kryetari Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol. Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë. Kryetari Hamza tha se liria që gëzojmë sot është dhuratë që dëshmorët e paguan me çmimin më të shtrenjtë- vetë jetën.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …