leoni

Me votim të fshehtë në Këshillin Kombëtar janë shkarkuar dhjetë zyrtarë të lartë të Partisë demokratike

Me votim të fshehtë në Këshillin Kombëtar janë shkarkuar dhjetë zyrtarë të lartë të Partisë demokratike

Mbrëmë, në Tiranë,  ka përfunduar votimi i fshehtë në Këshillin Kombëtar për propozimin e shkarkimit e Edi Palokas, Belind Këlliçit, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia, që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës një ditë më parë. Kështu, me 251 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim dhe 1 i pavlefshëm është vendosur shkarkimi i tyre nga detyrat e tyre në kryesinë e Partisë Demokratike. Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, njoftoi se në votim morën pjesë 257 anëtarë, nga 478 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm shkarkim nga funksioni i tyre. Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …