leoni

Me zemër e përkushtim për Rahovecin shpalla kandidaturën time për deputet – gati për të sjellë zërin tuaj në Kuvend!

Në prani të qindra qytetarëve dhe përkrahësve, shpalla kandidaturën time për deputet, së bashku me kandidatët për deputetë nga dega e AAK-së në Rahovec, me kolegët e mi, znj. Saranda Sallteku, z. Afrim Dina dhe z. Ardian Rama, për t’i përfaqësuar me nder qytetarët e Rahovecit dhe më gjerë. Ky është një moment i rëndësishëm për ne dhe një rrugëtim i përbashkët drejt një qëllimi të madh – për të sjellë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës dhe për të realizuar ndryshime të ndjeshme në jetën e qytetarëve tanë.

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ne kemi dëgjuar dhe kuptuar shqetësimet dhe nevojat tuaja. Duke qenë pranë jush, kam kuptuar më thellë përgjegjësitë që bart kjo detyrë, dhe prandaj jam i vendosur që, me ekipin tim, të punojmë fort për të sjellë projekte konkrete, investime të qëndrueshme dhe reforma që përmirësojnë mirëqenien, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Kërkoj votën tuaj për të na dhënë mundësinë që të përfaqësojmë vlerat dhe aspiratat e Rahovecit në Kuvend në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Me mbështetjen tuaj, besoj se do të arrijmë fitoren dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë ne. Së bashku mund të bëjmë shumë për qytetarët e Rahovecit – për një të ardhme ku çdo zë të dëgjohet dhe çdo shqetësim të trajtohet me seriozitet dhe përkushtim, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Bizneset si “Sylka” Sh.P.K, janë shembull i përkushtimit dhe i suksesit që fuqizon ekonominë e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, të mërkurën qëndroj për vizitë …