Medalje argjendi dhe bronzi në garën ndërkombëtare, ‘Genius 2018’

Medalje argjendi dhe bronzi në garën ndërkombëtare, ‘Genius 2018’

Lirik Qerimi, nxënës i Kolegjit “Mehmet Akif”, u kthye me medalje argjendi nga olimpiada “Genius 2018”, e cila u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë me medalje bronzi u shpërblyen : Shkurte Hajredini së bashku me Edisa Shoshi, Xhemail Borovci së bashku me Engjell Ahmeti dhe Bujar Mehmeti. Ndërsa me medalje “honorable mention” u shpërblyen: Aida Muhaxhiri – Buna Haraqija, Enes Ese – Edis Ese – Arelle Ese, Eron Sadiku – Andi Vllasolli, Klestor Veseli.  Në olimpiadë ishin të pranishëm nxënës  72 shtete me 1,285 projekte të ndryshme. Nxënësit tanë morën pjesë me 13 projekte.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Faton Peci: Dy opsione për zgjidhjen e krizës politike, zgjedhjet më 15 qershor janë mundësi e hapur

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar pas dy dështimeve për konstituimin e …