Mediat e Kroacisë raportojnë se Serbia mori një përgjigje të ftohtë nga Brukseli këtë muaj pasi nuk do të hapet asnjë kapitull i vetëm deri në fund të Presidencës rumune të BE-së. Serbia shpreson të hapë së paku kapitullin 9 mbi shërbimet financiare, por për këtë nuk ka konsensus në Këshillin e BE, edhe pse Rumania po punon për të marrë mbështetje për të. BE hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për bllokadë, por sipas burimeve diplomatike të Euractiv.jutarnji.hr, deri te kjo ka ardhur pasi Serbia nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të bindur shtetet anëtare se mund të ecë përpara në negociatat e pranimit. Disa vende anëtare të BE-së kanë kërkuar që raporti i fundit mbi progresin e Serbisë, botuar nga Komisioni Evropian javën e shkuar, të lexohet me kujdes dhe pastaj do të jetë më e qartë pse negociatat nuk shkojnë sipas ritmit të dëshiruar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …