Mediat greke kanë publikuar detaje nga marrëveshja e re mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila thuhet se është miratuar në fund të dhjetorit 2024. Marrëveshja është shoqëruar me mungesë transparence nga pala shqiptare, por në një artikull të publikuar së fundmi nga “Kathimerini” kanë dalë detaje nga kjo marrëveshje. Sipas artikullit, Shqipëria duket se ka pranuar disa nga kërkesat tradicionale të Greqisë, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës greke dhe përdorimin e gjuhës së tyre, ndërsa nga pala greke pritet vetëm njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë. Sipas Kathimerinit, marrëveshja e re parashikon, vetëpërcaktim më të lehtë për minoritetin grek, bashkëpunim për varrezat ushtarake greke në Shqipëri, përpjekje për zgjidhjen e kufijve detarë dhe të pronave të grekëve si dhe zbatimin e marrëveshjes për votimin me postë për minoritarët që jetojnë jashtë. Ndërsa po sipas artikullit çështje të pazgjidhura mbeten pronat e çamëve, gjendja e luftës dhe njohja e pensioneve për emigrantët.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …