Mediet arabe kanë raportuar që qeveria e Sirisë ka lansuar një sulm të dytë kimik, kjo pas raportimeve të ndryshme nga dëshmitarët për këtë incident. Helikopterë të forcave të presidentit Assad, janë parë duke hedhur bomba, që përmbajnë gaz klori, në fshatin Al-Lataminah, i cili gjendet në pjesën veriore të shtetit në afërsi të Humsit.
