Mediet autoritative ndërkombëtare i bënë jehonë deklaratës së përbashkët të shteteve të QUINT-it, lidhur me dinarin serb

Mediat autoritative ndërkombëtare i kanë bërë  jehonë deklaratës së përbashkët të pesë shteteve të QUINT-it, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës “të pezullojnë” përkohësisht deri në një kohë mjaftueshëm të arsyeshme për ndalimin e dinarit serb në bazë të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës. Prej “Reuters, “Barrons”, e “Radio Free Europe”, kanë shkruar në atë se pesë fuqitë më të mëdha perëndimore i kanë bërë thirrje qeverisë së Albin Kurtit të shtyjnë vendimin që ata konsiderojnë se “do të ketë pasoja” te komuniteti serb. Pesë vende perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë kërkuar Prishtinës që të shtyjë një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës për të kufizuar të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në vend në euro nga 1 shkurti. Në një deklaratë, vendet, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, dhe Britania tha se pezullimi i vendimit duhet të bëhet për të ‘lejuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik’. Për dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi dhe të injoruar me ngurrim nga Prishtina, banorët e 10 komunave me etnitet të madh serb janë kapur pas monedhës serbe”, shkruan RFE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …